Vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka folur në një intervistë për Ora News edhe per telefonaten e fundit qe ka pasur para 3 muajsh me vellane e tij, i quajtur ndryshe edhe Eskobari i Ballkanit.
Ai tha se nuk e dinte vendndodhjen e vellait te tij, por nenvizoi se i kishte kerkuar te dorezohej.
Ora News: Ju aktualisht e dini ku ndodhet vëllai juaj, e dini se ku ndodhet Klement Balili?
Bashkim Balili: Jo nuk e di. Para tre muajsh kam folur ne telefon, bile më ka marrë në telefon nuk e di ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë të dorëzohet, shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë lojë, këtë skenar janë të njëjtët persona që përsëri ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës dhe derisa drejtësia të eci në binarët e saj të drejtë unë do të paraqitem. Edhe kështu sic është drejtësia nëse më çon në bankën e të akuzuarëve të më dënojë, do njoh dënimin do të paraqitem para drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post