Habiteni që kalon kaq shumë kohë me miqtë dhe juve nuk ju fton kurrë? Këtu ka diçka që nuk shkon dhe yjet e nuhasin këtë gjë më së miri, por ndryshe nga ç’mund të mendoni jo të gjitha shenjat e horoskopit e shprehin dhe përjetojnë njëlloj xhelozinë. Livng ju njeh me më të ‘’keqen’’ e zodiakut, atë që dyshon për çdo gjë dhe gjithçka.
Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift.
Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.
Diskutime rreth kësaj post