Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi monstruoz që ndodhi në Shkozë, ku djali vrau me çekiç babanë e tij të moshuar.
Selman Aliaj, i cili prej kohësh jetonte vetëm me babanë e tij, Fejz Aliaj, ishte konfliktuar me këtë të fundit pas një sherri për motive të dobëta dhe më pas i biri e kishte goditur disa herë me çekiç. Pak pas aktit të rëndë 28-vjeçari kishte mbledhur me tapet të atin dhe më pas e kishte hedhur në një kanal dytësor te liqeni i Farkës.
‘BalkanWeb’ mëson se pas krimit, Aliaj kishte shkuar në shtëpi dhe ishte ndërruar dhe më pas ishte nisur për rrugë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai kishte ndalur makinën te Rruga e Elbasanit ku kishte hyrë në një fast-food dhe kishte konsumuar 3 sufllaqe dhe më pas ishte nisur drejt Kukësit.
Ndonëse tentoi të arratisej, Selman Aliaj u ndalua nga policia pas sinjalizimit të vëllait të tij emigrant për zhdukjen e babait. Teksa u mor në pyetje nga policia, Aliaj dha dëshmi kontradiktore, por pavarësisht kësaj pohoi se kishte vrarë të atin.
Ai tha se arsyeja që e kishte çuar drejt vrasjes ishte fakti se babai i kishte kërkuar që ‘të ndanin gruan bashkë’. Aktualisht i riu ndodhet në burg, ndërkohë që do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse ka probleme mendore apo jo.
Diskutime rreth kësaj post