Drejtori i ri i një prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, është prezantuar me stafin të cilin do të drejtojë.
Bëhet fjalë për Arben Isakun i cili tashmë do të jetë në krye të ALUIZNI-t në Durrës.
Ish-drejtori i këtij institucioni, Flamur Gjuzi i ka dorëzuar stafetën Isakut mesditën e sotme.
Arben Isaku ishte sekretari organizativ i PS-së Durrësit, ndërsa ka mbajtur gjatë kësaj periudhe edhe detyrën e shefit të kabinetit në institucionin e Këshillit të Qarkut. /DurresLajm/
Diskutime rreth kësaj post