Jonida Shehu, moderatorja e njohur që u përfol shumë pas largimit te bujshem nga Top Channel, ne mes te sezonit nga moderimi i emisionit te pasdites, nuk ishte shfaqur në televizion, përveçse në mënyrë shumë surprizuese e pamë në krah të Adi Krastës në prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH.
Pak përpara kësaj emri i saj u lakua në media sikur kishte vendosur të shkonte në Klan Plus për të zhvilluar një emision në orët e vona të natës, diçka të ngjashme me emisionin e viteve më parë ‘’Natën vonë’’.
Por statusi i fundit i saj duket se i rrëzon të gjitha këto lajme të aluduara, pasi vetë Jonida thotë se për të ka rëndësi të bëjë punën që dëshiron dhe që jo domosdoshmërish duhet të jetë e dukshme.
Postimi i Jonidës:
Faleminderit per perkrahjen. FiK 56 ishte nje eksperience me shume ndjenja te mbeshtjella bashke.U mundova ta shijoja pa shume pretendime dhe ishte shume bukur.@eugentbushpepa shume suksese perpara. Per mua “Mall” ishte kenge shume e dashur qysh ne degjim te pare.@frederikaartimartesor realizoi ne me pak se 48 ore kete veshje per mua me nje perkushtim maximal dhe nuk di si ta falenderoj.Gezuar Krishtlindjen te gjithe ju qe ju njoh ketu dhe ne jeten reale, dhe meqe jam prej shume kohesh ne presionin e pyetjeve ne lidhje me punen dua tju them :Per mua puna e dukshme nuk eshte domosdoshmerisht me e rendesishme se pune te tjera te padukshme.E rendesishme eshte te besh gjerat qe do dhe te besh pune te bukura. ✌✌??. Jingle bells.
Diskutime rreth kësaj post