Vota e Shqipërisë pro rezolutës së OKB-së që nënkupton qëndrimin kundër SHBA-ve për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duket se ka nisur të ketë pasojat e para për vendin tonë.
Kjo pasi në festën e thirrur nga ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley, ku do të jenë të ftuar diplomatë, nuk është thirrur të marrë pjesë ambasadorja shqiptare Besiana Kadare.
Festa që do të organizohet më 3 janar, sheh të ftuar vetëm ata vende që votuan kundër ose abstenuan rezolutën e OKB-së.
Kujtojmë se përpara votimit, ambasadorja amerikane Haley bëri këtë deklaratë:
“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.
Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim.
Diskutime rreth kësaj post