Rrok dhe Prena Tata, çifti i bashkëshortëve që u gjetën të asfiksuar paraditen e sotme rreth orës 11:15 në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, mund të mos kenë vdekur aksidentalisht, si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Gazetari Enrik Mehmeti i ndodhur në pallatin ku ndodhi tragjedia, ka mbledhur dëshmi të reja për “BalkanWeb” nga të afërmit.
Këta të fundit ngrenë dyshime se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme dhe se ka qënë bashkëshortja ajo që mund të ketë hapur gazin për t’i mbyllur hallet njëherë e mirë.
Sipas tyre, kryefamiljari Tata ishte një person i alkoolizuar dhe shpeshherë krijonte konflikte në familje. Ata dyshojnë se bashkëshortja Prena Tata, nuk e ka duruar dot më këtë situatë mes konflikteve dhe varfërisë së tejskajshme ku jetonin dhe ka hapur gazin në mënyrë të qëllimshme.
Ndonëse këto mbeten ende dyshime të familjarëve, ata pretendojnë që gjyshja ka larguar edhe mbesën nga banesa një ditë më parë.
“Ajo ishte ulur në divan aty është gjetur. Ndërsa bashkëshorti ishte i shtrirë në krevat”,- thonë më tej dëshmitarët.
Diskutime rreth kësaj post