Luana Vjollca mbetet një nga personazhet më të përfolura të showbizit në vendin tonë. Edhe pse ajo vetë ende nuk ka pranuar që të flasë për marrëdhënien me Krenar Çoçajn mediat kanë përfolur për një dasmë vitin e ardhshëm.
E megjithë përpjekjen për ta fshehur, Luana nuk ka ngurruar të flasë për vjehrrën e saj, duke menduar me shumë gjasa që askush nuk do ta kuptonte.
Mirëpo, duket se moderatorja është nxjerrë zbuluar. Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, një prej skuadrave ftoi në skenë një zonjë nga publiku për të rrotulluar rrotën e pikëve dhe pasi u pyet nga Luana, ajo u shpreh se quhej Lume.
“Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe e kam një arsye pse!”-tha me zë të lartë Luana, duke i lënë të gjithë në dyshime për arsyen.
Mirëpo, siç ka bërë të ditur së fundmi “Prive.al”, Lume quhet gjithashtu edhe vjehrra e moderatores, nëna e Krenarit. Kështu, Luana sapo zbuloi edhe se marrëdhënia e saj me vjehrrën qenka e shkëlqyer. Ndiqni videon në 1:38:15.
Diskutime rreth kësaj post