Dy kryeministrat, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kanë rrogat më të larta në rajon. Edhe se Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor, që akoma vazhdon të jetë i izoluar, kryeministri i saj mban pagën me të lartë në rajon, krahasuar me homologët e tij.
Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2950 euro.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1700 euro . 400 euro më të vogël sesa të Ramës, 1300 e ka kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ndërsa kryeministri i Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë pagat më të ulëta.
Malazezi Dusko Markoviç e ka rrogën 1130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiç paguhet vetëm 1000 euro në muaj.
Diskutime rreth kësaj post