Redon Makashi shkaktoi një incident sonte në natës hapëse të Festivalit të 56-të në RTSH. Prezantuesi Ardi Krasta dhe organizatorët ishin kujdesur në maksimum që gjithçka të ishte sa më perfekte. Por gjithsesi ka raste kur gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve.
Ishte pikërisht ky rasti i kantautorit të njohur shqiptar Redon Makashi. Adi Krasta ishte kujdesur që çdo këngë të prezantohej nga një personalitet i shquar i vendit. Por pasi përfundoi kjo procedurë edhe në çastin e prezantimit të këngës së Redonit, të titulluar “Ekziston, u ngjit në skenë dhe këngëtari, shkruan Syri.net.
Ai u rehatua në këndin e pianos dhe menjëherë nisi muzika. U deshëm jo më shumë se sa disa sekonda dhe Redoni ngre zërin duke bërtitur: “Stop! Stop, orkestra, stop…! Nuk jeni mirë…!”. Siç duket, mënyra se si ata po luanin, nuk po i pëlqente Redonit.
Prezantuesi Adi Krasta nxitoi t’i afrohej këngëtarit krejt delikatesë për ta pyetur se çfarë problemi ka? “Orkestra nuk është mirë”, përsëriti edhe një herë Redoni, duke shtuar më pas një kërkesë për publikun në sallën e Pallatit të kongreseve: “…një duartrokitje për orkestrën!”.
Muzikantët e orkestrës njoftuan se janë gati dhe gjithçka nisi dhe shkoi mbarë deri në fund. Pikërisht kënga “Ekziston” e Redon Makashit ishte edhe e fundit e kësaj nate të parë të festivalit në RTSH. / SYRI.net /
Diskutime rreth kësaj post