Portali i Ylli Rakipit, tpz.al, shkruan sot për një batutë të Erion Veliajt gjatë takimit të fundvitit me gazetarët.
Duke perifrazuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Rakipi shprehet se kryebashkiaku i Tiranës është kënaqur që Monika Krymadhi e qëlloi Ramën me çizme.
Në fakt, konteksti i batutës së Erion Veliajt ka qenë ironia me gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet opozita në tërësi dhe LSI në veçanti.
“Erion Veliaj është shprehur se ka kërcitur çizmja tani, i cili ka lënë të nënkuptohet një kënaqësi për sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës” – shkruan portali i gazetarit Ylli Rakipi duke tentuar të krijojë një diversion të pakuptimtë.
Lajme.al
LAJMI I TPZ.AL
Duket se marrëdhënia mes LSI dhe Erion Veliajt nuk është aq e mirë sa përflitet. Gjatë mbrëmjes së sotme, Monika Kryemadhi duke folur në “Të Paekspozuarit”, lëshoi për herë të parë akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Monika Kryemadhi: Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike, Endri Fugën dhe Olsi Ramën, dhe të japi, leje ndërtimi për pastrim parash të drogës.
Reagimi i Kryemadhit, vjen në një kohë kur 4 këshilltarë të LSI-së votuan për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një vendim ky i njëanshëm nga linja politike e LSI-së.
Nuk dihet nëse ky sulm i Kryemadhit ndaj Veliajt është një aktrim, por Tpz.al mëson se një ditë më parë, teksa Veliaj ka takuar gazetarët që mbulojnë Bashkinë e Tiranës, ka shpërthyer në të qeshura për çizmen që kryetarja e LSI-së i lëshoi kryeministrit Rama, ditën e hënë.
“Ka kërcitur çizmja tani” – është shprehur Veliaj, i cili ka lënë të kuptohet një kënaqësi për sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës.
Diskutime rreth kësaj post