Shqipëria votoi pro rezolutës së Egjiptit përmes së cilës dënohej vendimi i SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Vendi ynë ishte mes 128 vendeve që votuan pro rezolutës e cila kundërshtohej ashpër nga SHBA. Ndërkohë, 35 shtete abstenuan ndërsa 9 votuan kundër rezolutës.
Në rezolutë thuhet se “çdo vendim për statusin e Jeruzalemit është i pavlefshëm dhe duhet anulluar”.
Me gjithë paralajmërimet nga SHBA se “do mbajnë shënim vendet që dalin kundër saj, si dhe do të ndërpresin financimet”, sërish vota e Shqipërisë shkoi kundër qëndrimit të SHBA-së.
Ndërkohë ministri Bushati deklaroi më herët se qëndrimi i Shqipërisë për çështjen Izrael-Palestinë mbetet i pandryshuar prej vitit 1990.
Diskutime rreth kësaj post