Kryeministri i vendit Edi Rama sot është kërcënuar me vdekje. Ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka bërë një deklaratë të bujshme vetëm pak minuta pasi Byroja e Kuvendit e përjashtoi 10 ditë nga punimet e parlamentit.
Duke folur për sjelljen e saj në parlament, ku qëlloi me çizme Kryeministrin, Kryetarja e LSI-së shkoi edhe më tej duke iu referuar shembujve të historisë dhe ngjarjeve të Parisit, ku më e bujshmja është vrasja e Esat Pashë Toptanit, 97 vite më parë nga Avni Rustemi.
“Çizmja është simboli paralajmërues për këtë junt të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri. Nuk ka për t’u ndalur, sepse nuk kanë për t’u ndalur shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit jo më në Tiranë.”
Të njëjtin qëndrim të Kryetares së LSI-së e ka përforcuar edhe Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun, shqiptarët nuk falin.
Diskutime rreth kësaj post