Një grua është gjetur e pajetë në tokë, poshtë një pallati.
Policia është njoftuar rreth orës 03:40 se në lagjen nr. 1 në Pogradec, në afërsi të një pallati është gjetur i pajetë trupi i shtetases I.Ç., rreth 67 vjeçe, banuese në fshatin Starovë.
Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.
Sakaq në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç., rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se trupi i pajetë i gruas është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post