Një vajzë e re ka ndarë me lexuesit shqetësimin lidhur me sjelljen e të dashurit në dhomën e gjumit. Vajza thotë se djali nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
“Përshëndetje të gjithëve, jam një vajzë 23-vjeçare nga Puka dhe jam e lidhur me një djalë prej gati 3 muajsh.
Ai është 30 vjeç. Jam mirë me të, takohemi pothuajse çdo ditë, kalojmë mirë dhe bëjmë gjithçka së bashku.
E vë re që atij i pëlqen të jetë me mua, por ka vetëm një problem: Ai nuk dëshiron të bëjë dashuri me mua!
Kemi fjetur të paktën 5 ose 6 herë së bashku dhe ne ende nuk kemi bërë asgjë.
Vetëm jemi prekur dhe asgjë më shumë. Atij i pëlqen të flejë i përqafuar me mua.
Nuk mendoj se nuk jam tërheqëse, madje kam një trup të përsosur, as celulit, asgjë, por ai sërish nuk më prek si femër.
Gjithsesi dëshiroj shumë që ne të dy të jemi çift në plot kuptimin e fjalës dhe të flëmë edhe bashkë.
Por kjo sjellje e tij më bën të mendoj se ndoshta kam diçka të gabuar ose defekt që ai nuk bën dashuri me mua, kaq muaj.
Një ditë e pyeta pse nuk dëshiron të bëjë dashuri me mua, e më tha se është i lodhur prej punës.
Jam e mendimit që kur jemi kështu tani në fillim të lidhjes, imagjinoni si mund të jemi më vonë…
30 vjeç e të mos dojë marrëdhënie?
Apo e ekzagjeroj duke dashur ta bëj kaq shpejt?
Kam frikë se ndoshta nuk e ka harruar ish-in e tij e ndaj nuk më prek mua…Më thoni një zgjidhje? Çfarë duhet të bëj?”, shkruan ajo. /ShkodraNews
Diskutime rreth kësaj post