Ai është shpallur 3 herë kampion bote në Kick dhe Thai Box.
Andaj me siguri do të mendonit se s’do të kishte njeri në këtë botë që do të guxonte të vinte dorë mbi Ismail Ketën, përveçse në ring.
Por mesa duket një njeri i tillë ekzistoka dhe për më tepër, siç ka rrëfyer vetë Ismaili në studion e “Xing me Ermalin”, bëhet fjalë për një femër.
I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse gruaja vë dorë mbi të, Ismail Keta u përgjigj duke qeshur: “Jo, por një grua më ka rrahur!”
“Nuk ishte gruaja ime fatmirësisht…Në kohën kur ishin fillimet e viteve të sportit profesionist, ngaqe kisha gjithmonë shumë energji…Doja në cdo orë stërvitje ose matje fizike…doja të isha gjithmonë i pari. Bëja gabime…e kërkoja më shumë se c’duhej…Një trajner më futi një gocë…Kjo bënte boks edhe në olimpiadë.
Ishte me të vërtetë shumë talente…Nga ana teknike ishte shumë e mirë…Përdorte trurin. Nga ana teknike ishte shumë e mirë…t’i bija alla shqiptarce më vinte zor… Ajo më goditi disa herë në hundë…
Nuk e imagjinon ca turpi. Thoja hapu tokë të futëm, më vinte turp. Por ishte mësimi më i mirë ky, mësova të përdorja trurin më shumë”, tha Keta.
Diskutime rreth kësaj post