Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit janë përpara ndryshimit të madh historik
Nga Spartak Ngjela
Gjithçka duhet pritur me guxim.
Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit janë përpara ndryshimit të madh historik.
Por lidershipi politik aktual në Tiranë është zhytur i gjithi në një krizë morale.
l.
Kriza morale e lidershipit politik aktual të të dy krahëve të politikës shqiptare, ka qenë gjithmonë kërcënim i heshtur dhe bllokues për të ardhmen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në fakt kjo është një vazhdë historike: asnjëherë shteti shqiptar nuk i ka mbrojtur shqiptarët e gjymtuar dhe persekutuar që ka përreth Shqipërisë si pasojë e pushtimit të territoreve shqiptare nga sllavët dhe nga grekët.
Në Shqipëri janë duke ardhur në drejtim shqiptarët e rinj; të ditur dhe me moral kombëtar. Shpejt do t’i shohim. Këta që po drejtojnë sot janë të mbaruar. Kryesorja është se janë të korruptuar, sepse në fakt nuk artikulohen dot për politikën moderne, dhe, në të përgjithshme e tyre, janë injorantë.
ll.
Asnjë bandë politike që ka kaluar në Tiranë nuk e ka rrezikuar pushtetin e vet për interes të shqiptarëve. Përkundrazi ka sunduar shqiptarët për interes të vet.
Por duhet theksuar se ky lloj kërcënimi dhe kjo lloj shitjeje e interesit kombëtar nga politika e Tiranës i ka sjellë shumë dëm shqiptarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë; edhe në Maqedoni dhe edhe në Mal të Zi. Kurse tani kjo është një frymë e falimentuar.
Politika amerikane e ka vënë përpara banditizmin aktual politik shqiptar që vjen nga korrupsioni dhe shitja e interesit kombëtar. Amerika nuk mund të bëjë politikë panshqiptare në Ballkanin Perëndimor me një lidership të korruptuar në Tiranë që e ka në natyrën e tij korruptive shitjen e interesit kombëtar.
Tani këta lidërshipe politikash janë politikisht dhe juridikisht të mbaruar. Madje, si pasojë e kësaj, Sali Berisha e mori hapur pozicionin antiamerikan; sepse nuk pranon fundin. Po aktualisht është një vox clamantis in deserto – një zë që po thërret në shkretëtirë; por që qetësohet se e dëgjon zërin e vet si jehonë.
Por a do ta përkrahë partia e tij antiamerikanizmin e Sali Berishës?!
Pse, a ka pasur ndonjë ambasador amerikan me Berishën që nga viti 1997 e deri Tani? Asnjë. Po kaq të leshtë qënkan anëtarët e lidershipit të PD që nuk e kuptojnë këtë?
Jo, të trembur janë, por bëjnë sikur e besojnë.
lll.
Ambasada amerikane u tall me Saliun
duke e konsideruar një fëmijë të trembur antiamerikanizmin Berisha.
Ambasada e perifrazoi me humor si patologjnë e një njeriu në hall dhe nën presionin e frikës për bëmat e kapura antishqiptare.
Por tani këta njerëz kanë marrë fund.
Për të gjithë janë mbledhur realisht faktet e korrupsionit
Sali Berisha
Ilir Meta
Lulzim Basha
Dhe gjashtë ish ministra të Berishës dhe gjashtë ministra dhe ish ministra të Edi Ramës janë të kapur me prova në korrupsion.
Ekspertët amerikanë qeshin me nivelin e ulët që tregojnë nëpër komisione ata që këta ekspertë i kanë kapur me fakte. Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra po shkojnë drejt akuzës penale.
Po Rama?
Të shohim sesi do të vijojë politika e tij, por për mua edhe ky i mbaruar është, sepse nuk i reziston dot kohës nacionale që i duhet të bëjë një progres të menjëhershëm gjithëshqiptar.
Rama u bashkua me krimin nga niveli i ulët intelektiv që ka; sepse e drejtoi patologjia për pushtet në një kohë kur Perëndimi i lartë kishte nevojë për burra shteti në Shqipëri dhe jo për fëmijë vjedhacake që urrejnë popullin që kanë marrë përsipër të drejtojnë.
E vërteta është se, për hijet e mëdha që ka në korrupsion, Rama nuk ka mundësi që të drejtojë Shqipërinë në procesin e bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve në një shtet prej afër 70 mijë kilometra katrorësh, se nuk krijon dot besim te partnerët: nuk artikulon dot politikisht dhe ka dyshime të mëdha për korrupsion.
Në fakt, marrëveshja e re amerikano – shqiptare për riformulimin real të shqiptarizmit ballkanik në një strukturë të re shtetërore të bashkuar në një shtet me sipërfaqe prej atë 70 mijë km2, është pamundësi absolute që të drejtohet nga një politikan nën mediokër si Edi Rama; që ende nuk po kuptohet dot qartë në politikë, e dëshiron apo jo këtë lloj bashkimi panshqiptar ballkanik, dhe nëse nuk e dëshiron – për kë luan?
Por kryesorja është që Rama nuk ka aftësi të kuptojë as ligjin, as tregun dhe as politikën si akt i zhdërvjellët që duhet të formulohet në një periudhë të nxehtë, në një kohë që shumë shpejt do të fillojë politika perëndimore për Çamërinë shqiptare dhe për shqiptarët e Greqisë.
Si pasojë e kësaj, sot po kuptohet që politika amerikane është e vetme në mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar, kurse për Ramën mirë është të mos lëvizë nga votimet e maxhorancës pro Reformës në Drejtësi
Gjendja do të ndryshojë shumë shpejt. Shqiptarët e rinj të politikës shqiptare sikur kanë ardhur. Korrupsioni shqiptar e ka mbyllur tanimë historinë e vet të shëmtuar njëqind vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post