Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes
Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.
Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore, transmeton Lajmi.net.
Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.
Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times në vitin 2009. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri, transmeton Lajmi.
Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:
– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.
– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.
– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.
Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt, transmeton Lajmi.net.
“Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje,” shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë,” vazhdon të thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post