Tensione në sallën e Kuvendit. Pas replikave të Edi Ramës me Sali Berishën, është deputet i PD, Flamur Noka i cili i afrohet foltores teksa fliste kryeministri, duke tentuar ta ndërpresë atë.
Pas fyerjeve të Berishës në adresë të kryeministrit, Rama iu përgjigj me fjalën “llaxore” e cila për demokratin Noka është fyerje dhe drejtuesi i Kuvendit duhet të marrë masa ndaj kreut të qeverisë.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas disa paralajmërimeve ndaj Nokës, ndërpreu seancën ndërsa tha se deputeti i PD përjashtohet nga punimet e Kuvendit.
Debati
Edi Rama: Nga ç’pyll e keni sjellë këtë more? O Sali, në ç’pyll e gjete këtë? Nga ka dalë ky…Tërhiqeni në strofull këtë.
Flamur Noka: Nga pylli i satëme
Gramoz Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen.
Flamur Noka: Ndërpreja fjalën këtij.
Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen. Keni dy minuta që pengoni zhvillimin e seancës. Përjashtohesh nga seanca.
Diskutime rreth kësaj post