Një 49 vjeçar nga Kuçova ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, ndërsa dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare.
Ndërkohë që 49-vjeçari A. E. është arrestuar nga policia. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit.
Arrestimi i tij u bë pasi ai tentoi të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Diskutime rreth kësaj post