Nga Fatjon Baze
Peshngritja shqiptare është një nga sportet më të sukseshme në vendin tonë, dhe një gjë e tillë u vërtetua në kampionatin Botëror të zhvilluar pak ditë më pare në SHBA, ku peshngritësja Romela Begaj arriti që të shpallej kampione Botës në stilin e shkëputjes.
Një sukses që bëri krenar të gjithë shqiptarët për faktin se një medalje e tillë kishte vite që nuk arrihej dhe Romela e bëri të mundur një gjë të tillë falë përkushtimit të saj.
Në një intervsitë eksluzive për TemATV, presidenti i Federatës së Peshngritjes Shqiptare, Elez Gjoza, flet rreth suksesit të sportistave shqiptar në SHBA.
“Është rezultati më i madh në krijimin e sportit shqiptar, por absolutisht është rezultat historik dhe më i larti për këtë Federatë që nga krijimi i saj, që nga medalja që ka pasur Ymer Pamuri që nga viti 1972 në Olimpiadën e Mynihut kur u shpall kampion në stilin e forcës që tashmë nuk ekziston. Por, Romela është sportistja më e madhe, edhe se nderi kombit Ymer Pamuri i 1972 në Olimpiadën e Mynihut”
Në vijm Gjoza, foli dhe për gjëndjen ku sportistat stërviten si dhe shpërblimin e majmë që Romela do të përfitojë sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.
“Unë u bëj apel këtu të gjithë kryetarëve të Bashkisë që për këtë sport elitar të vendosin gishtin në plagë dhe t’iu dhurojnë të gjithë ekipeve në rrethe nga një palestër sepse me bazë materiale i furnizon Federarta e cila ka një bazë materiale shumë të pasur. Unë po ju them që jemi të pakrahasueshëm me shumë vende të tjera të Botës me bazën materiale. Ne aktualisht disponojmë rreth 70 komplete peshngritje që janë shumë të bollshme për të bërë një stërvitje të jashtëzakonshme. Ambientet lënë shumë për të dëshiruar dhe duhet të ndajmë pozicionet.
Është pushteti vendor ai i cili duhet të pranojë dhe duhet të veprojë në mënyrë urgjente dhe të bëhet ky shkak, kjo Romela që ngriti peshë të gjithë shqiptarët duke u shpallur kampione Bote duke marrë dy medalje një të artë dhe një të argjentë, që kryetarët e Bashkive të bëjnë palestra sepse tashmë palestrat do të mbushem me Romela të vogla që do të ndjekim modelin e saj që të bëhen kampione Bote. Njëkohësisht vetë kryeministri për Romela Begajn është shprehur se kampionia e Botës do të shpërblehet me 100 milion lek, me maksimumin e shpërblimit që vetë qeveria ka vendosur”
Gjoza shtoi gjithashtu se objektivi i ardhshëm janë medaljet në kampinatin Europian dhe Lojrat Olimpike.
MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË E PRESIDENTIT TË FEDERATËS SHQIPTARE TË PESHNGRITJES
President së pari ju falenderoj që pranuat këtë intervistë për TemA TV?
Faleminderit juve për ftesën. Unë jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur që do jem në televizionin tuaj për të shprehur arritjet dhe sukseset e Federatës Shqiptare të Peshngritjes në Anaheim të SHBA-së.
Sa i kënaqur jeni me këtë arritje historike të peshgritësve shqiptar në kampionatin e zhvilluar pak ditë më parë në SHBA?
Jo vetëm unë dhe Federata jam i kënaqur, por kjo është një arritje historike për të gjithë shqiptarët në rradhë të parë. Në veçanti është për sportin shqiptar, pastaj është për sportistët dhe trajnerët. Ishte një gjë e jashtëzakonshme ku Shqipëria e vogël meritoi një medalje të artë në stilin e shkëputjes me kampione Bote Romela Begajn dhe një medalje të argjendë në dygarësh. Është rezultati më i madh në krijimin e sportit shqiptar, por absolutisht është rezultat historik dhe më i larti për këtë Federatë që nga krijimi i saj, që nga medalja që ka pasur Ymer Pamuri që nga viti 1972 në Olimpiadën e Mynihut kur u shpall kampion në stilin e forcës që tashmë nuk ekziston. Por, Romela është sportistja më e madhe, edhe se nderi kombit Ymer Pamuri i 1972 në Olimpiadën e Mynihut.
Përveç Romelës edhe peshngritësit e tjerë morën rezultate pozitive pavarsisht se nuk arritën dot që të merrnin medalje
Unë do ju them që suksesi është i të gjithë ekipit, i sportistave në rradhë të parë të cilët me sakrifica të jashtëzakonshme dhe me një vullnet të paparë në kushte të vështira ekonomike të trajtimit ushqimor, të trajtimit mjekësor të gjithë arritën që të futeshin brenda 10 sportistëve më të mirë në Botë, duke filluar me Romela Begajn që u shpall kampione Bote, për të vijuar me Briken Caljan që me një gjëndje jo të mirë shëndetsore u rradhit i katërti në Botë që i kishte të gjithë mundësitë për medalje, por për mundësi shëndetësore nuk ia arriti, pasi truri i tij nuk furnizohej me oksigjen të cilën këtë gjë na e thanë mjekët amerikan. Ai i kishte të gjitha mundësitë që të realizonte atë ngarkesë, ato kile që i ka realizuar në Shqipëri disa here, dhe ai do shpallej kampion absolut i Botës.
Post kësaj kemi dhe një Erkand Qerimaj që është një sportist profesionist, një sportist i talentuar, një medalist në shumë aktivitete ndërkombëtare, i cili për mungesë të një fizeoterapisti të cilët vendi organizator i kishte mire-organizuar, ai realizoi dy prova duke u rradhitur në vendin e katërt në stilin e shkëputjes që është një vend nderi, pasi konkuroi në kampionatin Botëror ku marrin pjesë 90 shtete dhe Shqipëria e vogël me këto resurse traditën e ka, dhe i gjashti në dygarësh.
Kemi një Evangjeli Veli, një sportiste që nuk ka shumë përvojë ndërkombëtare, por me një talent të madh arriti të bëjë një garë jashtëzakonisht të mirë ku kishte një rivalitet të jashtëzakonshëm dhe u rradhit e teta.
Kishim dhe një sportist tjetër që është i prespektiviës Krenar Shorja, i cili ishte i dëmtuar por garoi në stilin e shkëputjes dhe u rradhit i dyti në baterinë B. Unë desha të ndalesha tek heroina shqiptare që e ka emrin Romela Begaj.
Tani kompeticioni më i afërt është ai i kampionatit europian dhe më pas janë Lojrat Olimpike. A po përgatitet Shqipëria që të ketë sa më shumë sportistë në këto kompeticione?
Unë dua që t’iu them që se ne vijmë nga kampionati Botëror pas një organizimi të bërë në qytetin e Durrësit për të rinj dhe nën 23 vejçarë, që ishte një organizim model ku vetë presidenti i Federatës Europiane, Prf. Dr Antonio Urso u shpreh: “Është model organizimi dhe e gjithë Europa duhet të marri shembull nga organizimi që bën Shqipëria për mënyrën se si i organizon këto evente”. Unë e them që ishte një organzim fantastik që ne nuk e gjetëm as në SHBA dhe ai atje linte për të dëshiruar në krahasim me Shqipërinë.
Ne objektivat i kemi shumë të pastra pasi duke organizuar këtë event kaq të mirë këtu në Shqipëri ne na u dha e drejta për të organizuar kampionatin Europian në 2018 nga 27 Marsi deri më 3 Prill në qytetin e Tiranës. Pra, jemi pritësa përsëri por tani jo për të rinj, por për të vjetër.
Ne objektivat i kemi shumë të qarta dhe ai është që të shpallemi kampionë të Europës pasi ne kemi tani sportistë shumë të talentuar që i’ua thashë pak më parë si Briken Calja, Arbër Çerçizi, kemi dhe sportista të rinj si Romarjo Avdiaj që u shpllën medalista në kampionatin e të rinjve apo edhe Erkand Qerimajn.
Kemi dhe një sportist shumë të talentuar që është Daniel Godelli i cili për mungesë vize nuk erdhi të garojë në SHBA ku Federata bëri maksimumin duke kërkuar dhe aplkuar disa herë në konsullatën amerikane këtu tek ne duke iu drejtuar vendit organizator, edhe Ministrisë që mund ta merrnim me një vizë zyrtare 10 ditore të tipit A por që nuk e realizuam dot. Unë si president Federate kam fajsuar vendin organizator që e kishte për detyrë ta pajiste me vizë sportistin dhe medalistin absolut Daniel Godelli që të ishte i pranishëm në ekipin kombëtar.
A i druheni sërish të tilla penalzimeve në kompeticionet e ardhshme, pasi diçka e tillë e penalizon shumë Shqipërinë duke qenë se të tillë sportistë i sjellin medalje vendit.
Unë jam i bindur që do të kishim dhe dy ose tre medalje të tjera nga Daniel Godelli. Ne nuk penalizohemi më absolutisht pasi Lojrat Olimpike do të bëhen në Japoni dhe nuk do të kemi probleme të tilla duke qenë se është një vend i cili është i gatshëm të presi të gjithë sportistat dhe jam i sigurtë që këta sportistë që unë përmenda do thonë fjalën e tyre dhe Shqipëria e meriton një medalje Olimpike pasi nuk e ka siguruar në gjithë këto vite.
Gjoza, ndalemi pak te problemet që kanë ngrituar shpesh herë sportistët për kushtet në të cilat ata stërvitën dhe për mugesën e stafit teknik.
Unë po ju them që sportistët kanë shumë të drejtë dhe në jemi në debate të vazhdueshëm me sportistët dhe mua më pëlqen debati pasi diçka e tillë na dërgon përpara, që ne të reflektojmë, që ne të kërkojmë, që ne tu realizojmë kushte sa më të mira sportistave. Ne kemi një grand shumë të brishtë i cili është vetëm për një aktivitet. Ju e kuptoni që peshngritja është pjesmarrëse në kampionate Europiane në kampionate Botërore për të rinj dhe në kampionate Botërore për të vjetër. Unë po ju them një shifër modeste që për të zhvilluar një grumbullim, akreditim, dhe transport i duhen 50 deri në 60 milion lek të vjetra Federatës së Peshngritjes për të organizuar një Europian për këtë ekip kombëtar pasi ne kemi pretendime dhe shumë sportista.
Unë u bëj apel këtu të gjithë kryetarëve të Bashkisë që për këtë sport elitar të vendosin gishtin në plagë dhe t’iu dhurojnë të gjithë ekipeve në rrethe nga një palestër sepse me bazë materiale i furnizon Federarta e cila ka një bazë materiale shumë të pasur. Unë po ju them që jemi të pakrahasueshëm me shumë vende të tjera të Botës me bazën materiale. Ne aktualisht disponojmë rreth 70 komplete peshngritje që janë shumë të bollshme për të bërë një stërvitje të jashtëzakonshme. Ambientet lënë shumë për të dëshiruar dhe duhet të ndajmë pozicionet. Është pushteti vendor ai i cili duhet të pranojë dhe duhet të veprojë në mënyrë urgjente dhe të bëhet ky shkak, kjo Romela që ngriti peshë të gjithë shqiptarët duke u shpallur kampione Bote duke marrë dy medalje një të artë dhe një të argjentë, që kryetarët e Bashkive të bëjnë palestra sepse tashmë palestrat do të mbushem me Romela të vogla që do të ndjekim modelin e saj që të bëhen kampione Bote. Por, e përsëris na mungojnë ambientet që brezi i ri të stërvitet dhe të na dhurojë të tilla medalje.
Po investimet e shtetit sa e kanë ndihmuar peshngritjen dhe a janë shpërblyer sportistët pas fitimit të këtyre medaljeve?
Unë të them që të gjitha medaljet që kanë marrë sportistat ose dhe vendet e dyta dhe të treta ata janë shpërblyer sipas ligjit dhe Vendimit të Këshillit të Minstrave. Njëkohësisht vetë kryeministri për Romela Begajn është shprehur se kampionia e Botës do të shpërblehet me 100 milion lek, me maksimumin e shpërblimit që vetë qeveria ka vendosur. Është tjetër gjë shpërblimi dhe tjetër gjë grandi. Ne nesër (sot) po ju jap një lajm shumë të mirë që ekipin kombëtar do ta akomodojmë për tu stëvitur tek qëndra Olimpike që është një mrekulli. Është hera e para që këta sportista do të ndjehen vërtet sportista si të gjithë sportistat e Botës.
Zoti Gjoza faleminderit për këtë intervsitë.
Faleminderit juve, ishte kënqasi
Diskutime rreth kësaj post