Pas fermerëve të Kafarajt dhe Çervenit që pretentojnë dhjetëra mijëra euro dëme si pasojë e përmbytjeve në kulturën e luleshtrydhes, edhe fermerët e Frakulles, thonë se nuk u janë verifikuar dëmet në kulturat bujqësore e blegtori.
Bashkia Fier thotë se konstatimi i deritanishëm i dëmeve është kryer bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen vendore” dhe në V.K.M. nr.329, “Për Kriteret dhe Proçedurat e Dhënies së Ndihmës Shtetërore Financiare për Mbulimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësi Natyrore ose Fatkeqësi të tjera të Shkaktuara nga Veprimtaria Njerëzore”.
Por duket se pikërisht kjo VKM nuk është zbatuar si duhet. Tek “Proçedurat në rastet kur nuk shpallet emergjenca civile,” pika ç ështe identike me pikën ç për proçedurat kur shpallet emergjencat civile : “Vlerësimi i dëmeve për subjektet e evidentuara nga grupi i konstatimit të njësisë së qeverisjes vendore, sipas rastit, mund të përfshijë dëmet në struktura private banimi, në orendi dhe pajisje, në infrastrukturë, në biznese, në kultura bujqësore e blegtorale, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, si dhe në objekte social-kulturore”.
Nga bilanci në rang vendi, gjysma e sipërfaqes së përmbytur është në qarkun e Fierit, rreth 5000 hektarë si dhe 383 shtëpi dhe 3 shkolla të dëmtuara .
Diskutime rreth kësaj post