Monika Kryemadhi, deputetja e LSI-së ka folur sot para gazetarëve për Reformën në Drejtësi dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Pyetjes së një prej gazetareve nëse ka folur me Presidentin Meta për Reformën Kryemadhi u përgjigje se ka 12 ditë pa e parë për shkak të vizitës së saj në SHBA.
Ju e cilësuat si të rrezikshëm zgjedhjen e njëanshme të kryeprokurit, çdo bëni në rast se ndodh?
Edhe ambasadori Lu e bëri të qartë dje se nuk mund të vendoset i vetëm kryeprokurori, unë nuk besoj se PS-ja ka lajthitur aq shumë sa të shkelë Kushtetutën. Është e vetmja që kemi miratuar me konsensus të plotë. Në rast se kjo ndodh PS-ja duhet të përgatitet për të gjitha. Në rast se e shkelim ne Kushtetutën që jemi politikanët e këtij vendi, imagjino se çdo të bënin gjyqtarët në dhomat e tyre të errëta.
A mendoni se do ketë një zhvillim për çështjen e hetimeve për Saimir Tahirin?
Po e filloj prapë nga fundi, zgjedhja duke shkelur Kushtetutën nga ana e PS-së tregon frikën që Rama ka nga drejtësia mes të tjerave dhe për çështjen Tahiri. Çështja Tahiri është një nga çështjet që e mban më së shumti në ankth Edi Ramën. Vetëm vetë Tahiri e di se sa e thellë është përfshirja e tij dhe familjarëve të tij në trafikun e drogës.
A keni diskutuar me zotin Meta për qëndrimin e tij në lidhje me Reformën në Drejtësi?
Kam nja 12 ditë që se kam parë, unë erdha mbrëmë në darkë dhe ai kishte ikur herët në mëngjes. Ajo që mendon Presidenti i Republikës nuk ka sesi të jetë deçizive për atë që ndodh me Reformën në Drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post