Buzëqeshje dhe përqafime, kur Getoari dhe Elvana ishin bashkë. Jeta është plotë surpriza dhe rrugëtime të ndryshme. Nga një vit në tjetrin ajo mund të marrë një rrjedh krejt tjetër, por asnjëherë nuk mund të fshijmë dot të kaluarën.
Edhe ata sot kanë marrë drejtime tepër të ndryshme. Por dikur jeta e tyre ka qenë shumë pranë njëri tjetrit dhe pse jo ndikues kryesor tek njëri-tjetrit.
Bëhet fjalë për reperin Getoar Selimi dhe këngëtaren Elvana Gjata.
Edhe pse shumë u përfol një lidhje mes tyre atë kohe ata nuk e kanë pranuar asnjeherë publikisht. Ata sollen një sërë bashkëpunimesh të cilat u kthyen në hite për kohën.
Ne po risjellim disa foto të vjetra te tyre të cilat ndoshta edhe nuk ja ka zënë syri më parë. Foto ku Getoari dhe Elvana shihen pranë njeri tjetrit çka të jep përshtypjen se mes tyre ka patur diçka me tepër se sa kolege qe ata thonë se kanë qenë.
Sot Getoari është i martuar me prezantuesen simpatike Marina Vjollca. Ndërsa Elvana Gjata pasi zhvilloi këtu një karrierë të suksesshme është zhvendosur në SHBA, për të kërkuar atje suksesin ndërkombëtar.
Diskutime rreth kësaj post