Dy shqiptarë janë arrestuar në Cosenza, pasi u është sekuestruar një sasi heroine dhe kanabisi, e cila sipas medieve të vendit fqinj trafikohej nga vendet e Ballkanit.
Shqiptarët e arrestuar janë Fabian Gjergji 28 vjeç dhe Klesti Qose 29 vjeç. Ata e kishin fshehur drogën në një lavatriçe.
Nga kontrolli u zbulua dhe sekuestrua 3.5 kg marijuanë dhe 526 gramë heroine.
Nga operacioni u arrestuan edhe 6 persona të tjerë, ndërsa shqiptarët ishin në vëzhgim prej disa muajsh nga autoritetet italiane.
Diskutime rreth kësaj post