Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katanias njohur ndryshe so dosja prej 1600 faqe me hetimet nga grupit të Moisi Habilajt gjatë të cilave përmendet disa herë një…
Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katanias njohur ndryshe so dosja prej 1600 faqe me hetimet nga grupit të Moisi Habilajt gjatë të cilave përmendet disa herë një person me emrin “Saimir” që prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Në një nga momentet që janë përgjuar më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar” ndërsa janë përgjuar dhe trafikantët thonë se ‘Saimir’ kërkon diamante për gruan. Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin…
…E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.
Në një fragment tjetër të zbuluar nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt: “Presidenti e ka ‘01’, Kryeministri e ka ‘02’,… ‘03’ është Audi që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.
Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Liljana Baku thuhet se “Në ndryshim nga prokurori, gjykata nuk i vlerëson të dhënat e përfituara nga përgjimet ambientale me fuqi të plotë provuese. Këto të dhëna përftohen nga një mjet për kërkimin e provës dhe ato do të vlerësoheshin me fuqi të plotë provuese nëse nëpërmjet tyre do të arrinin tek rezultati që në rastin konkret do të ishte përfitimi i padrejtë I marrë nga personi nën hetim.
Diskutime rreth kësaj post