Ka shkuar në shtatë numri i aplikantëve për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, aplikime që mbyllen sot në orën 18:00.
Prokurori Artur Selmani ka depozituar pak çaste më parë aplikimin e tij në Kuvend. Por Selmani nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është pezulluar nga kryeprokurori Adriatik Llalla pas dyshimeve për korrupsion në çështjen e vrasjes së trefishtë në Vlorë.
Në atë kohë Prokuroria informonte se:
Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.
Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.
Diskutime rreth kësaj post