“Xemla”, “Shpirti”, “Bebi”, janë emra që kur i dëgjoni të çiftet e tjera ju bëjnë për të qeshur, por kur i përdorni vetë, ndryshon puna.
I thoni vetes “unë nuk do të bëj kështu”, kur jeni beqar, por kur e gjeni veten në një marrëdhënie të dashur, nisni ta thërrisni partnerin tuaj me përkëdheli.
Pse ndodh kjo? Epo, ekziston një arsye shkencore. Dhe, si shumica e gjërave, kjo vjen për “faj” të prindërve tuaj.
“Baby talk” (Pra të flasësh si fëmijë) përdoret me të vërtetë gjerësisht, nga nënat anekënd botës”, thotë profesoresha Dean Falk, neuroantropologu i Universitetit Shtetëror të Floridës.
“Shpreh dashuri dhe lehtëson lidhjen mes nënës dhe foshnjës”, thotë ajo.
Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël pëlqejnë kur ju flet si fëmijë dhe kjo merret si mirësjellje, veçanërisht nga nëna e tyre.
Falk beson se arsyeja pse njerëzit në marrëdhënie përdorin emra përkëdhelës për partnerët e tyre, lidhet me kthimin pas në përvojën e fëmijërisë dhe dashurinë e tyre të parë, nënën. Pra, është një mënyrë e natyrshme për t’u lidhur me të dashurën ose të dashurin tuaj.
Megjithatë shkencëtarët e tjerë argumentojnë se përdorimi i emrave përkëdhelës ndihmon gjithashtu njerëzit të ndihen të hapur dhe të kënaqur me partnerin e tyre.
“Kjo ulejon të dy personave një liri të caktuar nga kufizimet normale të roleve të të rriturve”, thotë profesori Frank Nuessel i Universitetit Louisville.
Dhe një arsye tjetër që ne e quajmë njëri-tjetrin “bebush”, “arush” është se duke bërë kështu, tregojmë dëshirën tonë të lindur për të luajtur.
Diskutime rreth kësaj post