Pensionisti Francesco Sicignano është shpallur i pafajshëm për vrasjen e të riut shqiptar Gjergj Gjoni, kur i hyri në shtëpi për ta grabitur sëbashku me 2 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor 2015, në shtëpinë e italianit në Milano.
Ai kishte ndier shqiptarin kur i kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur dhe e kishte qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën.
Çështja e vrasjes së 22-vjeçarit u arkivua nga gjyqtarja Teresa De Pascale, pasi vendosi se vrasja ishte e ligjshme për vetëmbrojtje.
Pensionisti kishte deklaruar më parë se e kishte vrarë shqiptarin në shkallet e jashtme të banesës, jo në kuzhinë.
Familjarët e kundërshtuan arkivimin e çështjes, por mjeku ligjor konfirmoi versionin e pensionistit.
Diskutime rreth kësaj post