Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia e ka cilësuar si qesharak vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës së klientit të tij.
Sipas tij, ky vendim nuk i shërben hetimit dhe se nuk është i bazuar në ligj.
“Media po le njerëzit në burg dashur pa dashur.
Vendimi i gjykatës që ka marrë Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të marrë një masë të tillë sigurie.
Absolutisht asnjë argument përpos atyre që ju keni thënë.
Masa si kofili pas të vjelit dhe nuk I shërben aspak hetimit.
Ne jemi në dispozicion të hetimit, vendimi qesharak dhe i pabazuar në ligj.” shprehet ai.
Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për deputetin Saimir Tahiri sipas kërkesës së prokurorisë.
Diskutime rreth kësaj post