Në kërkesën që i paraqitën Gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit të Saimir Tahirit, prokurorët e Krimeve të Rënda shfrytëzuan prova të reja që u gjetën në rastin e Orest Sotës.
Prokurorët gjetën në celularin e Orest Sotës mesazhet e shkëmbyera me bashkëshorten e Saimir Tahirit, për disa tendera të Ministrisë së Brendshme, raporton Report Tv.
Dihet që Orest Sota është fitues i tenderit të rikonstruksionit të Komisariatit të policisë në Kamëz dhe dyshimet janë se biznesmeni shërbente edhe si sekser i ish-ministrit të Brendshëm.
Pas vendimi të Gjykatës sot, Tahiri duhet të paraqitet çdo javë në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hera e fundit që Tahiri udhëtoi jashtë vendit ishte në Gjermani.
Udhëtimi ishte i papritur edhe për vetë avokatin e tij që në momentet e para i tha avokatëve se nuk kishte asnjë dijeni ku ishte klienti i tij. Arsyet e këtij udhëtimi mbeten të panjohura edhe sot.
Diskutime rreth kësaj post