Ditën e sotme gjykata i ka bllokuar pasaportën ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Edhe pse mazhoranca e lejoi këtë masë qysh kur u kërkuar më herët së bashku me hetimin pasuror dhe arrestimin, gjykata e ka ndërmarrë vetëm tani këtë hap. Pasi i doli emri në përgjimet e ‘Habilajve’ dhe pasi Kuvendi votoi që ai të hetohej nga prokuroria, ish-ministri Tahiri lëvizi jashtë vendin drejt Gjermanisë, por edhe në këtë rast nuk iu bllokua pasaporta. Kjo levizje e gjykatës me kërkesë të prokuorisë vjen pikërisht ditën që në vendit tonë vjen ministri italian i Drejtësisë.
Ministri Italian Andrea Orlando fluturon sot drejt Shqipërisë me një axhendë “blic” dhe do të takojë homolen e tij këtu, ministren e drejtësisë Eltida Gjonaj. Sipas burimeve të Lapsi.al pohohet se ministri italian do të kërkojë informacione për zhvillimin e hetimeve për dosjen e lënë në Tiranë nga kolegu i tij, ministri i Brendshëm Marco Minitti. Dosje këto që kanë të bëjnë kryesisht me trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë, trafik në të cilin përfshihet edhe Habilaj.
Pikërisht në përgjimet e grubit kriminal të drejtuar nga Habilaj u dëgjua edhe emri i Tahirit si i përfshirë në trafikun e drogës, gjë e cila më pas nisi edhe fillimet e hetimeve, deri tek heqja e pasaportës sot. Kjo lëvizje e gjykatës, pasi u la disa javë të lëvizte i lirë, duket më shumë si një lëvizje për t’i treguar autoriteteve italiane se pala shqiptare po bën diçka me çështjen Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post