Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Goriçaj të Lushnjës, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Viktima quhet Judmir Stambolliu, 42-vjeçar, që humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me armë, ndërsa autori dyshohet se është Petrit Toromani, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të krimit.
Diskutime rreth kësaj post