Në kuadër të 27 vjetorit të themelimit të PD-së, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në mesazh urimi.
Në mesazhin e saj, Kryemadhi thotë se kjo është një ditë reflektimi për vendin tonë që nga dhjetori i vitit ’90.
“Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Z. Lulezim Basha. PD lindi si një nevoje për ndryshim. Kjo është dite reflektimi per rrugën e Shqipërisë qe nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol te spikatur ne mazhorance dhe ne opozitë. Opozita Shqiptare sot përballet me sfida te ngjashme me ato te Dhjetorit te ’90. Dhjetori i ’90 është një mësim si rrezohen diktaturat”, thotë Krymadhi.
Diskutime rreth kësaj post