Grip
Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale pa mbrojtje, atëherë jeni të kujdesshëm pasi që simptomat e HIV-it janë të njëjta me atë të gripit, transmeton Telegrafi.
Fyt i pezmatuar
Kjo është shenjë tjetër se jeni të infektuar me HIV. Sidoqoftë, kjo simptomë shfaqet pas një kohe që jeni infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.
Dhimbje trupi
Dhimbjet në nyej dhe muskuj janë simptoma të shpeshta të HIV-it dhe zakonisht ndodhin në fazat e hershme të kësaj sëmundje.
Humbje e peshës
Kur një person është i infektuar me HIV, ka marramendje, jashtëqitje, vjellje etj., gjë që shkaktojnë të humbni peshë.
Sipas Departamentit Shëndetësor të SHBA-së, nëse një person ka humbur më shumë se 10% të peshës së trupit, dhe ka përjetuar simptoma të humbjes së peshës për një periudhë më shumë se një muaj, ata karakterizohen si pacientë HIV.
Djersitje natën
Pacientët me HIV përjetojnë temperatura të ndryshme gjatë kohës kur janë në gjumë, duke filluar nga temperaturat e ftohta e deri te ato shumë të nxehta, e krejt kjo ndodh shumë shpejt.
Lodhje
Shumë njerëz që kanë HIV, vuajnë nga lodhja e vazhdueshme pa e kuptuar atë. Kjo lodhje nuk hiqet me pushim dhe zakonisht është simptomë e fazës së hershme të HIV-it.
Mund të mos ketë simptoma hiç
Shumë njerëz me HIV nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje dhe kjo paraqet rrezik të madh për atë person, e sidomos kur vazhdojnë të praktikojnë seks pa mbrojtje, pasi që e shpërndajnë sëmundjen.
Në vitin 2001, më pak se1% e popullatës janë testuar për HIV, fatkeqësisht në Afrikën Jugore, mbi 5 milionë e njerëzve janë të infektuar me këtë sëmundje.
Diskutime rreth kësaj post