Ditën e shtunë, u organizua kuvendi mbarëkombëtar i grupimit politik SFIDA! Për Shqipërinë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin, ndër të tjerë, përfaqësues dhe ish-kandidat për parlament të SFIDES nga qytete të ndryshme të Shqipërisë përfshirë këtu Tirana, Durrësi, Shkodra, Korca, dhe Lezha.
Duke reflektuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit si edhe në vijim të detyrimeve statutore, anëtarët e kuvendit shprehën falenderimin e tyre për punën e bërë nga drejtuesit administrativ dhe politik, si edhe nga anëtarët e kryesisë në largim, dhe zgjodhën nëpërmjet një votimi të fshehur, në bazë të parimit ‘një anëtar një votë’, kryesinë e re administrative dhe drejtuesin e ri administrativ.
Drejtuese Administrative: Blerina Turdiu Kokona
Anetar te Kryesise Administrative:
1- Arben Gjoni
2- Artion Zotkaj
3- Dritan Naumi
4- Dorjan Sanxhaku
5- Fatjon Gjinaj
6 – Gentjan Hasa
7 – Gjergj Bojaxhi
8 – Gjystina Golloshi
9 – Medlir Mema
10- Merita Zaloshnja
11 – Merkur Zeqiri
12 – Ridvald Dhimo
Diskutime rreth kësaj post