Së shpejti do të nis në ekranin e Top Channel emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Për të paralajmëruar nisjen e këtij edicioni të ri Arbana me stafin e saj kanë publikuar spotin e festave të fundvitit. Me ngjyra festash e plot dhurata, spoti ka në fokus fëmijë të lumtur, të cilët marrin pakot me dhurata nga Arbana dhe stafi i saj.
Gazetari Eni Shehu ka dyshimet e veta për këtë gjest të Arbanës në prag të festave të fundvitit. Natyrisht që nuk ka ndenjur pa e shprehur mendimin e tij.
“Bukur spoti, po meqë u lodhët deri aty, i kishit mbush me tërë mend ato kutitë, jo kështu sa për xhirim.”, ka komentuar Eni në postimin që Arbana ka bërë në “Instagram”
Pas këtij komenti, i menjëhershëm ishte reagimi i Arbanës.
“Eni Shehu, kanë qenë të gjitha me dhurata, gëzuar” ,shkruan Arbana pa i lënë më shumë hapësirë skepticizmit të Enit.
Diskutime rreth kësaj post