Sipas portalit italian StopFakeNews, disa portale shqiptare janë duke ndërhyrë në fushatën elektorale italiane, për të krijuar opinione të caktuara.
Ja çfarë është shkruar në një nga lajmet e fundit ky portal.
“Një kërkim i thjeshtë pas një sinjalizimi të një lajmi “Fake” me titull “Tredhja kimike për pedofilët në Rusi tashmë është ligj!”, e publikuar në portalin mondo365, nxjerr në pah një rrjet shqetësues të portaleve shiptare, që publikojnë lajme në italisht lidhur me aktualitetin tonë politik.
Fjala është për portale që shpesh japin të njejtat lajme dhe që i riciklojnë në kohë. Kështu për shembull, lajmi i rremë për tredhjen kimike ishte publikuar në vitin 2016 dhe, duke ndjekur burimet, mund të shkosh deri tek një artikull i Italiainmovimento i datës 24 shkurt, që, nga ana e vet, i referohej një artikulli të 4 shkurtit të Pazzoweb5stelle, që, më në fund, të çonte në artikullin e “Il Giornale” të vitit 2011. Por një ligj i tillë nuk u miratua asnjëherë në Rusi”.
Duke kërkuar nëpër internet, StopFakeNews ve në dukje se ka zbuluar disa gjëra interesante.
Portali Mondo365.com është regjistruar nga Shkëlqim Beqiri vetëm një muaj më parë (në tetor të vitit 2017), që është administrator i portalit tjetër www.tuttoinweb.com, edhe ky një portal me lajme të rreme dhe me të njejtën temë grafike.
Tuttoinweb, nga ana e vet, rezulton se është regjistruar nga një tjetër personazh shqiptar, me emër Flogert Gjergja, pronar i portaleve të tjera të ngjashme si:
Daily-Best.com
DaybyDay.com
Mondostrano.co.uk
Screen
Danocredere.info
globooggi.info
ilmondoit.info
Tuttoinweb.com
italyscreen.info
noncicredo.info
Siç duket qartë, portalet janë krijuar nga e njejta dorë, me të njejtat tematika, me të njëjtat qendrime.
Të dhënat për shoqërinë e Flogert Gjergjës tregojnë sa më poshtë:
Shoqëria: Flogert Gjergja
Adresa:Rruga Lisus 24, Lezhë, Albania, 4500 AL
Telefon: +355666677460
Email: [email protected], [email protected], [email protected]
Portaleve të sipërpërmendura iu bashkëngjiten edhe faqe web në Facebook, me qindra mijëra ndjekës:
La Mia Italia
Il Mio Mondo
Non ci posso credere
Mondo strano
Në të gjithë portalet e përmendur më sipër janë hedhur artikuj me përmbajte raciste, lajme të rreme kundër imigrantëve dhe në përgjithësi argumenta shumë të përdorur në fushatën elektorale nga ana e “bllokut italo-rus” të partive, që do të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme në Itali.
Duket e çuditshme se si dy blogerë shqiptarë të jenë kaq të zotë sa të krijojnë portale të ndryshme “informimi”, që t’u ofrojnë pastaj faqeve sociale material për të shpërndarë lajme të rreme me sfond politik.
Të administrosh gjithë këta portale, të përditësosh vazhdimisht faqet e tyre dhe më pas të hedhësh informacionet edhe në rrjetet sociale, kjo kërkon një organizim, që tejkalon shumë praninë e vetëm dy personave, kërkon një redaksi të vërtetë, thekson portali italian.
“Kujtojmë se në Maqedoni, gjatë fushatës elektorale presidenciale në SHBA, kanë qenë disa portale që punuan me kohë të plotë për të mbështetur presidentin aktual Trump.
Duket se në Itali po përdoret e njejta skemë, por me të vetmin dallim që baza operative e të dhënave për operacionet e dizinfomimit është spostuar në Shqipëri”, shton portali.
Diskutime rreth kësaj post