Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të fesë katolike në botë.Të krishterët besojnë që Jezu Krishti është i varrosur në ‘Varrin e Shenjtë’ në Jeruzalem, kishë që gjendet nën përkujdesjen e familjes myslimane, transmeton Gazeta Metro.
Familja e Adeeb Joudeh al Husseinit është kujdestare e çelësave të kësaj kishe për më se 800 vjet. Historianët thonë që familja Husseini e kishte marrë nën përkujdesje këtë monument nga Saladini, lideri arab që kishte çliruar Jeruzalemin gjatë Kryqëzatave.“Që prej vitit 1187 deri sot ne po e përmbushim këtë detyrë të shenjtë për ne. Unë kam mësuar që prej moshës 8 vjeçare që çelësat e varrit kanë kaluar nëpër familjen time brez pas brezi”, thotë Husseini.
Ai thotë që ka dekrete të Perandorisë Osmane që datojnë para shekullit të 16’të, e që zyrtarisht i japin kujdestarinë e këtij monumenti famijes së tij – ku besohet të jetë varrosur Jezusi.
Një tjetër familje myslimane me mbiemrin Nusseibeh e kishte për detyrë që të hapë dhe mbyllë portat e kishës.
Jeruzalemi është qytet që konsiderohet i shenjtë nga myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, kurse komunitetet nga të tri bashkësitë fetare jetojnë të ndarë e nën tensione në këtë qytet historik, përgatiti Express.
Diskutime rreth kësaj post