Fituesja e Këngës Magjike në edicionin e 19 është Anxhela Peristeri. Vendin e dytë e mori Elhaida Dani. Në vendin e tretë Fifi.
Nata finale e “Kënga Magjike” është zhvilluar sot në Pallatin e Koncerteve nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe aktorëve Bes Kallaku dhe Erion Isai.
Në natën finale të Këngës Magjike çmimin ‘Best Duet’ e kanë fituar dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.
Në natën finale të këngës magjike u dha dhe çmimi i emrit të madh të muzikës shqiptare ‘Çesk Zadeja’. Këtë çmim e fitoi Blerina Braka.
Çmimin ‘Best Balade’ në natën finale të Këngës magjike e ka marrë Samanta Karavello. Zëri më i mirë mashkullor “Best Male Voice” u shpall Mentor Haziri.
Alar Band fiton çmimin “Best Dance”. Këtë vit çmimin e internetit e mori këngëtari Valon Shehu.
Çmimin ‘Tv Klan’ e mori këngëtarja Xhesika Polo.
Diskutime rreth kësaj post