Travers Beynon është djali i themeluesit të një perandorie të madhe të duhanit në Australi. I rritur dhe i edukuar mirë, ai nuk kishte kufij në përzgjedhjen e profesionit, megjithatë, ai zgjodhi futbollin.
Ai u lind në Melbourne dhe tani është drejtor i perandorisë së duhanit “FreeChoice”, kompani kjo që ka më shumë se 200 dyqane nëpër vend.
Por, një lëndim që ai e mori në futboll, bëri që ai ta braktiste atë dhe të fillonte karrierën si model. Ai bëri modelizëm për Levi Denims, Moschino, Valentino, Calvin Klein e Versace në Milano, transmeton Gazeta Express.
Fiziku i mirë dhe fytyra e bukur e bëri atë shumë të famshëm. I lodhur nga aparatet dhe fotografitë, Travers kuptoi se meritonte më shumë nga jeta. Nuk e dimë nëse Bilzerian ishte inspirimi i tij, megjithatë, jeta që ai bën tani është e ngjashme me atë të Dan.
Party, femra dhe gjërat luksoze tani e simbolizojnë atë. Ai zgjedh femra shumë të bukura për të jetuar me të në vilën e tij luksoze, përderisa sa herë lodhet nga to fton disa të reja në shtëpinë e tij.
Ai thotë se të flesh çdo ditë me katër femra të ndryshme është e shëndetshme, të cilat i ndërron çdo ditë. Por, ka edhe të atilla që i pëlqejnë atij të qëndrojnë më gjatë aty të cilat i quan të dashura.
Diskutime rreth kësaj post