Ishte ora rreth 04:25 kur lagjia “Nënë Tereza” në Lezhë u trondit kur u mësua se në makinën e tij ishte ekzekutuar Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS Arben Ndoka dhe aktuakisht keshilltar bashkiak.
Ai u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.
Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës nga persona të paidentifikuar.
48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve.
Sipas dëshmive të para nga familjarët dhe nga banorët e zonës nuk janë dëgjuar të shtëna duke bërë të mendohet se ekzekutimi mund të jetë bërë me silenciator.
Diskutime rreth kësaj post