Një ngjarje e rëndë për pak mund të ishte kthyer në tragjedi, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte, rreth orës 16:30 në lagjen “Uznovë”, në qytetin e Beratit.
Mësohet se banesa e personit me iniciale Sh.S., është përfshirë nga flakët duke vënë në rrezik banorët dhe alarmuar zonën.
Menjëherë shërbimet e policisë, zjarrëfikëses dhe ambulanca shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur normalizimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit. Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombël gazi. Fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post