Po mendoni ende për 2017-ën!? Çfarë bëra, pse se bëra e tjerë më radhë.
Epo tashmë që ka filluar numërimi mbrapsht duhet të çohemi dhe të shohim përpara pasi viti tjetër është mjaft premtues.
Sipas parashikimeve të “Yjeve të Simon”, për vitin 2018-të, astrologu i Facebook, thotë se viti tjetër do të jetë më serioz dhe premtues.
Simone Morandi sapo ka publikuar librin me të gjitha parashikimet për vitin që do të vijë pas dy muajsh. Ai i ilustron shenjat, duke iu bashkangjitur secilës një film, si metaforë. Më gjeni një panoramë të përgjithshme që do të analizohet e shtjellohet në të ardhmen.
Si do të jetë qielli i 2018-ës?
Viti 2018, në përgjithësi, do të mundësojë kapërcimin e disa bllokimeve dhe frikërave të akumuluara në vitet e mëparshme. Duket sikur të gjitha shenjat po maturohen me ndërgjegje dhe sikur ato vetë duan të dalin e të zhvillohen në zona më të ndriçuara se frika e pasiguria.
Pra, është një vit ku të gjithë do të hyni në moshë madhore, do të merrni ca përgjegjësi më të mëdha që do t ‘ju përmirësojnë jetën.
Do të provoni të rimerrni në dorë projekte të vjetra. Nëse deri tani keni bërë shaka me to, do të jetë koha për t’i riparë seriozisht.
Praktikisht, ky do huhet viti i seriozitetit, por do të jetë seriozitet për mirë, sepse do të sjellë zhvillime në shumë plane.
Diskutime rreth kësaj post