Çdo grua e njeh termin frustrues të “orës biologjike”.
Është e njohur se pjelloria zvogëlohet me moshën. Megjithatë, sipas një studimi holandez, nëse planifikoni të keni më shumë se dy fëmijë, duhet të filloni shumë herët.
Sa herët?
Ekspertët studiuan 58.000 femra. Ata zbuluan se gratë që dëshironin tre ose më shumë fëmijë (pa IVF) duhet ta kishin konceptuar fëmijën e tyre të parë në moshën 23-vjeçare.
Studimi vazhdon, “pa IVF, çiftet duhet të fillojnë jo më vonë se 32 vjeç për një familje me një fëmijë, në 27 vjeç për një familje me dy fëmijë dhe në 23 vjeç për tre fëmijë”.
Modeli u krijua për të ndihmuar gratë në marrjen e vendimeve të rëndësishme jetësore.
Kjo është hera e parë që vlerësohet mosha maksimale femërore për fillimin e një familjeje.
Diskutime rreth kësaj post