Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje të rinjve të guxojnë, të ngrihen dhe të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë. Nga aktivitet i organizuar për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti tek shtatorja e Azem Hajdarit, Rama kujtoi 8 dhejtorin e 1990-ës dhe tha se ishte dita kur kuraja triumfoi mbi frikën.
“8 dhjetori 1990, dita kur kurajjoja triumfoi mbi frikën, kur dëshira për liri triumfoi mbi dhunën robëruese të diktaturës. Nga kuraja e studentëve të dhjetorit dhe liderit të tyre Azem Hajdari, shqiptarët rigjetën lirinë e humbur, lirinë e mendimit, të fjalës, lirinë politike, të besimit, lirinë e lëvizjes. Liria politike është në themel të dinjitetit njerëzor.
Në një shoqëri ku qytetaret nuk kanë ndikim mbi mënyrën si qeverisen, nuk mund të ketë dinjitet njerëzor 8 dhjetori, dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur.
Shqipëria ka bërë shumë përpara që prej Dhjetorit ‘90. Por edhe shumë gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan, shumë të tjera qenë më të vështirë seç i menduam. 27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur…Në vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese të reja, flitet për pastrim të parlamentit nga kriminelët.
Diskutime rreth kësaj post