Kandidati i përfolur për postin e prokurorit të përgjithshëm, Ferdinand Elezi është takuar paraditen e kësaj të premteje me kryeprokurorin në ikje, Adriatik Llalla.
Takimi është mbajtur në zyrën e Llallës, në Prokurorinë e Përgjithshme. Deri më sot, Ferdinand Elezi ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës.
Por në dalje nga institucioni, Elezi ka zhgënjyer pritshmëritë e mediave duke deklaruar se, ndodhej atje për të siguruar një dokument për vjetërsinë në punë.
Gjithësesi, nëse konfirmohet ky do të jetë një post i përkohshëm për Elezin, pasi kreu me mandat të plotë i organit qendror të akuzës do të zgjidhet më vonë.
Diskutime rreth kësaj post