Nga Geraldo Durda
Organizata e Kombeve të Bashkuara paracaktoi vitin 2011 si vitin Ndërkombëtar të Rinisë. Një përputhje rrethanash dhe ngjarjesh përligji më së miri emërtimin që Kombet e Bashkuara caktuan. Viti 2011 nxorri në pah dëshirën dhe rolin mjaft të madh që mund të luaj rinia në vendosjen e drejtësisë shoqërore dhe krijimin e kushteve për progress. Ky vit do të mbahet mënd si viti kur të rinjtë vendosën të ngrejnë lart pishtarin e dinjitetit njerëzor. Duke i hedhur një sy rrugës mbi 20-vjeçare të tranzicionit shqiptar, mendja të mbetet tek vitet ’90.
Ishin vitet e uraganit demokratik,ishin vitet e rinisë që ngriti si ortek pakënaqësinë popullore, duke mbushur sheshet, rrugët e rrugicat, me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! Urrejtja buronte nga shpirti i shtypur, nga varfëria në sytë e venitur, në grushtet e shtrënguar, ajo ngrihej dallgë-dallgë e përplasej me egërsinën e diktaturës që përpinte jetë njerëzish, që shuante dritën e syrit. Sot është dita e rinisë,është dita e shpresës,dita e mbijetesës,dita e vazhdimësis. Shpesh ideja e ” të rinjve ” është banalizuar drejt një termi tashmë kryesisht arbitrar. Të rinjtë ,përtej një limiti moshe ndryshimi të vazhdueshëm , nuk ka koncept dakordësie universale se cila është mosha e rinis dhe pse.
Kombet e Bashkuara i përkufizojnë ” të rinjtë ” si ata prej moshes 15 deri 24 vjec, adoleshentët në mes 10-19 vjec , dhe Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës përcakton ‘ fëmijë ‘ personat deri në moshën 18 (Kombeve të Bashkuara, 2011). Për të shtuar më tej konfuzionin ,përkufizimet janë të ndryshme rajonale dhe nga vendi në vend . Politika Kombëtare e Rinisë në Afrikën e Jugut, përcakton të rinjtë si ata mes 14 dhe 35 vjeç ( Komisioni Kombëtar i Rinisë , 1997). konfuzioni është komplikuar më tej duke hedhur termin ” të rinjtë ” në përzierjen e ndarjes së moshave , teoria funksionon si një e tera për adoleshentët dhe të rinjtë.Pra sot ende ne nuk kemi nje specifik se kush janë të rinjtë.
Mosha jo gjithmonë ka qënë faktorë dominues,për dijen dhe pjekurinë e secilit prej nesh,por në paragjykime presupozohet që me vite ne të rinjtë do të arrijmë të kemi bagazh më të theksuar intelektual.Ne jemi një vënd i vogël por me një popullesi relativisht te re,me mosh mesatare 29 vjec,e cila sot drejtohet nga politikanë të vjeter,jo vetëm në moshë por dhe në vizionë.Koha e re,kjo është koha e Rinis,kjo kohë kërkon njerëz të rinj. Ndryshimet e reja në shoqëri dhe dinamika e zhvillimit aktual kërkojnë energjinë dhe vullnetin e të rinjve për ta ngritur Shqipërinë si një shtet me synime demokratike,si një shtetë dinjitozë përballë Botës se zhvilluar. Të rinjtë kanë gatishmëri, vullnet dhe objektiv që t’i kombinojë traditat pozitive të rinisë me frymën përparimtare evropiane lidhur me transformimet shoqërore të Shqipërisë.
Une besojë se angazhimi i të rinjve në politikënë pjesëmarrëse pasqyron ndryshime themelore në prirjet politike ,rrugët e zhvillimit që mund të çojnë në angazhim , dhe mënyrat në të cilat të rinjtë mund të jenë politikisht aktivë në shërbim të vëndit dhë Shoqërisë! Ne të “rinjtë” të gjithë padyshimë themi se duhet bërë diçka, në këto kohra të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët… për t’a nxjerrë vendin prej kolapsit dhe anormalitetit, se duhet shpëtuar sovraniteti dhe shqiptarët prej grabitjes masive dhe skllavërimit të tyre, por mes të thënës dhe të bërës, nuk duhet të ketë më dete e oqeane të pakalueshëm…! Kemi mbërritur në atë pikë, që nuk pranohen më dualiteti, qëndimet evazive dhe dilemat…!
Të zhgënjyer nga kriza ekonomike dhe korrupsioni politik, me ndjenjën fisnike për një sistem ndryshe, një sistem ku fuqia do të vij nga qytetarët, një demokraci e vërtetë dhe me pjesëmarrje të madhe qytetare,synojmë që ta cojmë përpara Shqipërinë.Shqipëria do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta ngrejmë lart atë, që nesër të na ngrejë lart ajo ne !!!! Shqiperia Behet ! Zgjidhja eshte aty ne lokalet e panumerta ku gjithsesi ndihet energjia kolosale, shperthyese, e rinise, e cila duhet veç te kanalizohet per t’u kthyer ne drite.
E për ta përmbyllur, këtë shkrimë me ndjenjën fisnike të Jeronim De Radës, rilindësit tonë të madh, zbardhur tek “Flamuri i Arbërit”: “…Unë do të rroj, gjersa të shoh të bukurën, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe e pastaj me gëzim le të më vijë vdekja”.
Diskutime rreth kësaj post