Virgjëria shitet: nëpër botë ka shumë të reja që shesin “herën e tyre të parë”. Kemi treguar historitë e pabesueshme të vajzave që kanë provuar të vejnë në shitje virgjërinë e tyre, për një çmim të mirë, edhe duke e vënë në ankand.
Virgjëria në shitje nuk gjendet nëpër raftet e një supermarketi, por në lajmërime private, të vajzave që, për një motiv apo për një tjetër, kanë vendosur ti vënë një çmim herës tyre të parë, dhe kanë vënë në shitje gjënë më të mirë të tyre për ofruesin më të mirë. Ndoshta vetëm në këtë fushë vlerësohet totalisht mungesa e eksperiencës! Ju duket absurde?
Por ja që është kështu, ka shumë vajza që vënë në shitje virgjërinë e tyre, edhe për shifra shumë të larta, sepse nëpër botë, është për tu vënë bast, do të jetë gjithmonë dikush, që në fund të fundit, do të jetë i gatshëm të paguaj një shumë të madhe, dhe të mund të thotë pa frikën që ta përgënjeshtrojnë, se kanë patur një virgjëreshë. Në vazhdim kemi mbledhur për lexuesit tanë disa histori të vajzave që kanë provuar të vënë në shitje virgjërinë e tyre për një çmim të mirë.
GISELLE
Ka vendosur të verë një lajmërim në një faqe dhe ka mundur në ankand virgjërinë e saj për një shifër që shkon rreth 3 milion euro. Giselle jeton në USA, ka shitur virgjërinë në moshën 19 vjeçe, duke e motivuar zgjedhjen e saj, për nevojën wqë kishte për të paguar Universitetin. Giselle e ka përdorur të diskutueshëm faqen “Cinderella Escort“, për të përfunduar biznesin. Ai që fitoi virgjërinë e saj për rreth 3 milion euro, ishte një biznesmen Abu Dhabi, ndërsa i dyti kishe qënë një aktor i njohur Hollivudi, që kishte ofruar 2.8 milion dollar.
I treti ishte një politikan rus. Giselle, që punon si modele, ka deklaruar se ka qënë shumë e lumtur që ka vënë në ankand virgjrinë e saj nëpërmjet faqes “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha arritur kaq shumë euro. Kjo është një ëndërr e bërë realitet”. Giselle ka bërë të ditur se paratë do ti përdorë për të paguar taksat universitare, të blejë një shtëpi, dhe natyrisht të udhëtojë shumë nëpër botë.
YULIA
18 vjeçarja ukrainase Yulia ka vënë një lajmërim në gazetën Trobinka, në seksionin e merkatës “tregu i pleshtave” në shtator të2017. Por në vënd që të shesë një biçikletë të vjetër apo ndonjë objekt çfarëdo të vjetër,Yulia ka vënë në shitje virgjërinë e saj. Kujdes, studentja e Melitopol, në jug lindje të Ukrahinës,do tja japë virgjërinë e saj vetëm një “burri të vërtetë” për shifrën 50.000 givrinia, pak a shumë 1.620 euro.
Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet skype. Nga fotoja që Yulia ka dërguar për ofertën , e prerë me dëshrën e saj, me sa duket bëhet fjalë për një vajzë shumë të bukur. Nuk njihen motivet që e kanë shtyrë për një gjest të tillë, ka shkruar që bëhet fjalë për “punë personale”, që ka nevojë për para për një arsye të mirë. Vajza ka siguruar që nuk ka patur raporte seksuale më parë. Dhe për tja treguar atij që do ta blejë, do ti nënshtrohet një vizite në spital. Nga komenti i gjestit të saj ka deklaruar: “herët apo vonë do ti thoja lamtumirë. Më mirë ta bëj në këtë mënyrë, se sa e dehur në ndonjë party”.
ALEEXANDRA KHEFREN
2,3 milion euro për të lejuar një biznesmen të shkojë me një virgjëreshë. Kjo është historia e Alexandra Khefren, modelja rumene 18 vjeçe. Alexandra kishte vënë në shitje virgjërinë e saj në fund të 2016, dhe pastaj përsëri në prill të 2017, nëpërmjet faqes gjermane Cinderella Escorts për (zyrtarisht) të ndihmonte familjen e saj që ndodhej në vështirësi ekonomike. Vajza në fakt ka deklaruar që ka ndër mënd të blejë një shtëpi për prindërit e saj, prej të cilëve varej si një shpatë Damocle, një urdhër dëbimi i menjëhershëm nga shtëpia.
Virtytet e Alexandrës u blenë nga një burrë biznesmen në Hong Kong dhe kompania gjermane e ndërmjetësimit ka marrë 10% të shumës si të drejta të kompanisë. Tani Alexandra pretendon të shfrytëzojë shumën e madhe të pasurisë edhe për tu dipllomuar në Oxford. Alexandra ka dhënë një deklaratë shumë realiste: “Idenë për të shitur virgjërinë e kam patur që 15 vjeçe, pasi pashë filmin propozim i pa hijshëm. Përse tja dhuroj një të fejuari që pas pak do të më lërë? Më mirë tja jap ofruesit më të mirë! Konsiderohet akoma një tabu, ajo që është e drejta për ta drejtuar trupin tënd lirisht.” Çdo njëri prej nesh, duhet të jetojë si të dojë”. Çfarë të them … liri nga tabu hipokrite apo komodifikim të trupit femëror? Ja lëmë lexuesve përgjigjet, ne nuk kemi.
KATHERINE STONE
Në tetor të2016 është shfaqur në Metro-co.uk lajmi që Katherine Stone ka vendosur të shesë virgjërinë e saj për shifrën modeste rreth 340 mij euro (300.000 sterlina, për saktësi). 20 vjeçarja që jetonte në Seattle dhe është trasferuar në Nevada, pikërisht për të punuar dhe për të fituar diçka, ka treguar se ndodhet në vështirësi sepse familja e saj, që ka kishte humbur çdo gjë në vitin 2014, gjatë një zjarri. Asiguracioni nuk ka mbuluar asnjë shpërblim, dhe vajza ka menduar ti ndihmojë me sa mundet familjarët e saj, duke vënë në shitje të mirën e saj më të çmueshme, dhe duke iu përgjigjur me rimë atyre që e kanë kritikuar: “Njerëzit thonë që kjo është një gjë që bëhet për dashuri. Por nëse e mendoni pak, unë po e bëj sepse e dua familjen time”, ka thënë sinqerisht Katherine, duke i shpjeguar botës vendimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post