Themie Thomai, ish ministrja e Bujqësisë për 13 vite në kohën e socializmit, është rikthyer për publikun përmes emisioni “Të pa ekspozuarit”. Teksa ka rrëfyer si u bë ministre, ajo ka treguar eksperiencat me përmbytjet para viteve `90.
E emëruar në vitin 1976, ajo tha se Shqipëria është nga vendet me më pak tokë për frymë.
“Toka nuk rikthehet dhe ajo që kemi është pasuria më e madhe” – tha Thomai teksa theksoi se vendi ka terren kodrinoro-malor më së shumti.
Sipas saj, edhe pse kishte më shumë reshje sesa sot në kohën kur ajo ishte ministre, Thomai tha se menaxhimi i kolektorëve dhe i digave ishte tepër i lartë.
Si shembull, Themie Thomai solli rastet e përmbytjeve në Kolonjë të Lushnjes dhe Tërbuf, por që nuk kishte asnjë pasojë për jetët e njerëzve.
“Neve harrojmë që të gjithë dekantime për aluzionet zbresin nga male. Ishin ndërtuara prita malore të pyllëzuara që të frenonim erozonin. Tani nuk ka më pyje se janë prerë dhe gurë e zhavorrë zbresin nga mallet” – tha ish-ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë.
“Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fundit të gushtit me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjetin kullues”- tha Themie Thomai.
Pjesë nga deklarata:
Bujqësia është jeta ime, jam marrë gjithën jetën me buqësi, e kam dashur tokën time. Kur jam bërë kryetare koperative e kam kundërshtuar pasi isha e re, 22 vjeçe. Por siç ishte koha u mor vendimi dhe do shkoja, por vendosa, pasi u mor vendimi që do ta tregoj me punë që ta justifikoj, dhe kështu u bë për 10 vjet.
Në vitin 1975 arritëm rezultatet më të larta me rezultatet e grurit, në vitin 1976 një telefonatë në një takim që isha unë, më tha do paraqitesh në Komitetin Qëndror në Tiranë. U përgatita për punët e buqësisë. Shkova atje, dhe ishin tre persona të tjerë, që do ishin edhe bashkpuntorët e mi.
Njeriu që ma komunikoi ishte Hysni Kapo, dhe më tha që byroja ka vendosur do bëhesh ministre! U shtanga, u tremba, dhe i thash se bëjë dot! E kemi menduar do e bësh – më tha. Shkova në shtëpi, më pyeti nëna, më tha, pse të thirrën, dhe i thashë më bënë Ministre Bujqësi. Aman tha-si do bëhesh ministre, se mos e mëson si Pirro Dodbiba, prandaj mos puno me kokën tëndë, pyet të tjerët. Babi më kishte lënë të vogël dhe nëna kishte shumë kujdes për mua.
Diskutime rreth kësaj post